Zyrtare: Allegri dënohet me dy ndeshje pezullim dhe 10 mijë euro gjobë

Zyrtare: Allegri dënohet me dy ndeshje pezullim dhe 10 mijë euro gjobë

Written by

in

Zyrtare: Allegri dënohet me dy ndeshje pezullim dhe 10 mijë euro gjobë

Trajneri i Massimiliano Allegri është dënuar me dy ndeshje pezullim pas reagimit të tij të ashpër në ndeshjen e fundit.

Tekniku italian pa kartonin e kuq pas golit të barazimit të Leonardo Balerdit në minutën e 89-të, duke humbur kontrollin në ato momente të takimit.

Sjellja e tij i ka kushtuar një pezullim prej dy ndeshjesh, si dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh. Ky vendim përbën një goditje për skuadrën e tij, e cila do të duhet të përballet me dy sfida pa trajnerin në stol.

Megjithatë, klubi nuk është pajtuar me vendimin dhe ka bërë të ditur se do të paraqesë ankesë, me synimin për të ndryshuar ose zbutur dënimin e vendosur ndaj trajnerit italian.