Zyrtare: Astrit Fazliu merr drejtimin e KF Lepencit

Zyrtare: Astrit Fazliu merr drejtimin e KF Lepencit

Written by

in

Zyrtare: Astrit Fazliu merr drejtimin e KF Lepencit

KF Lepenci ka emëruar zyrtarisht Astrit Fazliun në postin e kryetrajnerit të ri të skuadrës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kaçanikas përmes një komunikate zyrtare, ku njoftohet arritja e marrëveshjes së bashkëpunimit, transmeton Klankosova.tv.

Fazliu nuk është emër i panjohur për Lepencin, pasi ka qenë pjesë kyçe e historisë së klubit duke udhëhequr ekipin drejt inkuadrimit historik në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Klubi thekson se tashmë Fazliu do të marrë frenat e skuadrës për të vazhduar punën drejt realizimit të objektivave sezonale dhe arritjes së sukseseve të reja.