Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 844 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas statistikave të publikuara nga Policia, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 43 aksidente trafiku, prej të cilave 15 me persona të lënduar dhe 28 me dëme materiale.
Fatmirësisht, nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 25 persona, 18 janë dërguar në mbajtje, ndërsa nuk ka pasur persona në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.
Burimi: Dukagjini
