21 penallti radhazi pa gabim, Raphinha mund t’ia marrë përgjegjësinë Yamalit

21 penallti radhazi pa gabim, Raphinha mund t’ia marrë përgjegjësinë Yamalit

Written by

in

21 penallti radhazi pa gabim, Raphinha mund t’ia marrë përgjegjësinë Yamalit

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, po përballet me një dilemë sa i përket ekzekutimit të penalltive, pas fitores 3:2 ndaj Villarrealit, ku Lamine Yamal dështoi nga pika e bardhë.

Sipas mediumit spanjoll “Sport”, fillimisht ishte Raphinha ai që pritej ta ekzekutonte penalltinë, pasi braziliani konsiderohet ekzekutuesi i parë i skuadrës katalunase. Megjithatë, ai ia la topin Yamalit pas kërkesës së talentit spanjoll.

Vendimi erdhi në një moment të vështirë për Barcelonën, e cila ishte në disavantazh prej dy golash, por Yamal nuk arriti ta shndërronte penalltinë në gol.

Statistikat e Raphinhas nga pika e bardhë janë mbresëlënëse. Braziliani ka realizuar 21 penallti radhazi dhe nuk ka gabuar që nga 23 dhjetori i vitit 2017, kur ishte pjesë e Vitoria Guimaraes.

Edhe me fanellën e Barcelonës, ai ka qenë i saktë në të gjitha 11 penalltitë që ka ekzekutuar.

Në anën tjetër, Yamal ka realizuar vetëm një nga tri penalltitë e ekzekutuara këtë sezon, ndërsa ka gabuar në përballjet ndaj Racing Santanderit dhe Villarrealit.

Tashmë mbetet të shihet nëse Flick do t’ia rikthejë Raphinhas përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltive apo do të vazhdojë t’i besojë talentit të ri spanjoll.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali