
Në Gjykatën e Tiranës kanë nisur seancat gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë ndaj 22 protestuesve të arrestuar pas protestës së së martës në kryeqytetin shqiptar.
Për arsye sigurie, seancat ndaj të arrestuarve do të zhvillohen veçmas.
Protesta nisi pranë Ministrisë së Arsimit, ku pati përplasje mes studentëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.
Gjatë protestës, protestuesit hodhën gurë në drejtim të ndërtesës së ministrisë dhe policisë, si dhe shkulën gardhet metalike.
Dëme materiale pësuan edhe disa biznese private, të cilat u përballën me sulme gjatë protestës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post 22 protestuesit e arrestuar në Tiranë, nisin seancat për masat e sigurisë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali