Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mij e 633 tiketa trafiku dhe ka arrestuar 13 persona gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, janë regjistruar 24 aksidente trafiku me të lënduar dhe 35 aksidente me dëme materiale.
Nëntë persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa në raport nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Burimi: RTKLive
