Batman shfaqet mes flakëve dhe protestave në Gjermani, pamjet e pazakonta nga Frankfurti

Batman shfaqet mes flakëve dhe protestave në Gjermani, pamjet e pazakonta nga Frankfurti

Written by

in

Batman shfaqet mes flakëve dhe protestave në Gjermani, pamjet e pazakonta nga Frankfurti

Një pamje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen gjatë protestave masive që përfshinë Gjermaninë të shtunën, më 31 tetor, kur një person i maskuar si personazhi Batman u shfaq në rrugët e Frankfurtit, përballë një zjarri në mes të tensioneve.

Momenti u regjistrua gjatë demonstratave të organizuara nga lëvizja “Gen Z regelt” (Gjenerata Z merr situatën në dorë), e cila mobilizoi mijëra të rinj në 34 qytete gjermane, përfshirë Berlinin, Frankfurtin dhe Mynihun.

Protestuesit dolën në rrugë për të kundërshtuar shërbimin e detyrueshëm ushtarak, si dhe për të kërkuar më shumë investime në arsim dhe masa konkrete për përballimin e kostos së lartë të jetesës.

Në Frankfurt, situata u tensionua, ku u raportua për barrikada të djegura, vitrina të thyera dhe grabitje të dyqaneve.

Mes flakëve dhe përplasjeve, personi i maskuar si Batman u bë një nga pamjet më të veçanta të protestave, duke krijuar një kontrast të pazakontë me skenat e tensionit në qytet.

Lëvizja “Gen Z regelt” është pjesë e valës së protestave të të rinjve që kanë përfshirë disa vende evropiane, me kërkesa që lidhen me ekonominë, arsimin dhe politikat qeveritare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali