25 persona të arrestuar brenda 24 orëve, 43 aksidente trafiku në Kosovë

25 persona të arrestuar brenda 24 orëve, 43 aksidente trafiku në Kosovë

Written by

in

Policia e Kosovës ka arrestuar 25 persona të dyshuar për vepra penale dhe shkelje të ndryshme ligjore gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në gjithë territorin e vendit.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 43 aksidente trafiku.

Ndërkohë, për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor, policia ka shqiptuar 1 mijë e 844 gjoba.

Policia e Kosovës vazhdon angazhimet për garantimin e sigurisë publike dhe zbatimin e ligjit në të gjithë vendin. /Telegrafi/