“25 vjet pa kënduar”, Fatlinda thyen heshtjen, bën paralajmërimin e fortë

“25 vjet pa kënduar”, Fatlinda thyen heshtjen, bën paralajmërimin e fortë

Written by

in

“25 vjet pa kënduar”, Fatlinda thyen heshtjen, bën paralajmërimin e fortë

Fatlinda Beqiri, e cila ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike, ka folur për herë të parë në një intervistë për Prive By LS, pas deklaratës së bujshme të Nichit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5”.

Gjithçka nisi kur Nichi, gjatë një bisede me banorët, pretendoi se ish-menaxheri i këngëtares, ia kishte ndaluar asaj të këndonte për 25 vjet. Kjo deklaratë nxiti reagime të shumta dhe pikëpyetje rreth karrierës së Fatlindës.

E pyetur për këtë çështje, këngëtarja pranoi se deklarata e Nichit nuk ishte diçka e shpikur, por la të kuptohej se historia e saj kërkon një sqarim më të gjerë.

“Ajo që e ka thënë Nichi nuk është diçka që e ka shpikur. Ndoshta njerëzit kanë nevojë ta dinë se kush është Fatlinda dhe për çfarë bëhet fjalë. Besoj se të vërtetën kemi për ta parë”, u shpreh ajo.

Fatlinda foli edhe për reagimin që kishte publikuar në Instagram, të cilin e kishte fshirë pak orë më vonë. Ajo sqaroi se vendimi nuk kishte ardhur si pasojë e pendimit, por për shkak se dëshironte ta tregonte historinë e saj në një mënyrë tjetër.

“U fshi prej meje, normalisht, por jo se jam penduar apo nuk u qëndroj fjalëve të mia. E kam parë që mund të jap një sqarim më të mirë për njerëzit dhe ta tregoj historinë time në një mënyrë tjetër”, deklaroi këngëtarja.

Pavarësisht gjithë zhurmës së krijuar, Fatlinda nuk i kurseu fjalët e mira për Niçin. Ajo theksoi se e konsideron një djalë të mirë dhe se do të vazhdojë ta mbështesë deri në fund të rrugëtimit të tij në BBVK.

Madje, këngëtarja zbuloi se para hyrjes së Nichit në shtëpi, i kishte premtuar mbështetje, duke shtuar se shpreson që ai të dalë fitues dhe ta festojnë së bashku këtë sukses.

Gjatë intervistës për Prive by LS, Fatlinda u pyet edhe për jetën sentimentale të Nichit, veçanërisht për afrimitetin që publiku dëshiron ta shohë mes tij dhe Antonetës.

“Ai është djalë shumë i mirë dhe besoj se çdo vajzë që do të kishte rastin ta njihte Nichin ose të kishte diçka më tepër me të, do të ishte shumë me fat, sepse është vërtet djalë me vlera”, u shpreh Fatlinda.

Përtej polemikave që e kanë shoqëruar së fundmi, Fatlinda solli edhe një lajm të mirë për fansat e saj. Këngëtarja premtoi se do t’i rikthehet muzikës me projekte të reja, duke lënë të kuptohet se ka ende shumë për të ofruar në karrierën e saj artistike.

Burimi: Insajderi