31 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit që i dha fund gjenocidit në Bosnjë e Hercegovinë

31 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit që i dha fund gjenocidit në Bosnjë e Hercegovinë

Written by

in

31 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit që i dha fund gjenocidit në Bosnjë e Hercegovinë

Sot bëhen 31 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes për Bosnjë dhe Hercegovinë, e njohur si Marrëveshja e Dejtonit.

Marrëveshja u nënshkrua në bazën ushtarake amerikane “Wright Peterson” në Ohajo, më 21 nëntor 1995.

Një nga parimet kryesore të kësaj marrëveshje, ishte në ndarjen e Bosnjë dhe Hercegovinës në 51 për qind në territorin e Federatës së BiH-së dhe 49 për qind në Republikën Serbe.

Nënshkruesit u zotuan për të rregulluar marrëdhëniet e ndërsjella sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit dhe dokumentet e tjera të OSBE-së, si dhe respekt reciprok për sovranitetin dhe zgjidhjen e kontesteve në mënyrë paqësore.

Ky dokument mundësoi që t’i jepet fund luftës disa vjeçare, ku kishin humbur jetën më shumë 300-mijë qytetarë të BeH-së, e cila luftë kishte filluar pas shpalljes së pavarësisë së Bosnjës nga Jugosllavia.

Agresioni u krye nga ushtria e Jugosllavisë që udhëhiqej nga Serbia, në mbështetje të serbëve të Bosnjës, që synonin ta mbanin nën kontrollin e tyre territorin e BeH-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali