
Vetëm një muaj pas verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë kundër katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndryshimet në Ligjin për DhSK kanë mbërritur në Zyrën e Presidentes për dekretim.
Kuvendi i Kosovës ka kaluar tashmë plotësim-ndryshimet e ligjit, ndërsa tani gjithçka varet nga hapi i radhës i shefes së shtetit, raporton Klan Kosova.
Këshilltari për media, Bekim Kupina, ka konfirmuar se ligji është përcjellë në Presidencë dhe se Justina Shiroka-Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor.
Deputetët e subjekteve të ndryshme politike presin që dekretohet në afat rekord, duke parë se kishte harmoni të plotë mes grupeve parlamentare gjatë votimit në Kuvend.
Përveç ligjit që pret “amin-in” presidencial, pas zhvillimeve në Hagë, Qeveria e Kosovës ka themeluar një grup punues gjithëpërfshirës për një strategji shtetërore.
Ky grup punues do të kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, ndërsa anëtarët e tjerë pritet të caktohen gjatë javës së ardhshme.
Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë: