Drenica i dha lamtumirën Idriz Rrecajt pas 27 vjetësh (VIDEO)

Drenica i dha lamtumirën Idriz Rrecajt pas 27 vjetësh (VIDEO)

Written by

in

Drenica i dha lamtumirën Idriz Rrecajt pas 27 vjetësh (VIDEO)

Të gjallë nuk e panë qysh nga prilli i 1999-ës, por këtë të premte e prekën me dorë arkivolin e tij.

Kjo i mërziti fort familjarët e intelektualit Idriz Rrecaj, që u identifikua ditë më parë në gërmimet që u kryen në Zubin Potok, raporton Klan Kosova.

Ata i zunë vendet përballë portretit të tij, e sy e vesh qenë kah dera, duke pritur familjarë e miq për të ndarë dhimbjen me ta në homazhin përkujtimor.

Radhës së qytetarëve nuk iu pa fundi, e pas tyre, në Palestrën e Sportit në Skenderaj, për nderime shkoi edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Kryekuvendarja fillimisht një buqetë me lule e la pranë arkivolit e më pas iu dha edhe ngushëllime të afërmve.

Paraprakisht për Rrecajn u mbajt edhe një akademi përkujtimore.

Gjeni poshtë kronikën e plotë të Klan Kosovës: