
Në mesin e dy mijë universiteteve nga mbarë bota, nuk arriti të zë një vend.
Kësisoj, ai i Prishtinës u rendit në kategorinë 2001+ nga organizata ‘Times Higher Education’, raporton Klan Kosova.
Për këtë pozicionim, nga UP-ja thonë se megjithatë patën përmirësim nga viti i kaluar.
Por ekspertet e fushës potencojnë që universiteti “Hasan Prishtina” nuk duhet të kënaqet me kaq.
Bile, që të këtë edhe më shumë përmirësime, një ish-zëvendës ministër i Arsimit rekomandon disa hapa.
Dikush tjetër vlerëson se deri tek ky rangim ndikuan disa faktorë.
Ndiqeni kronikën: