
Mesfushori argjentinas Enzo Fernandez është vënë në qendër të kritikave pas një episodi të pazakontë në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germainit.
Gjatë një aksioni në fushë, Fernandez, i njohur për grintën dhe ndërhyrjet e ashpra, e ka shtyrë nga prapa gjyqtarin, duke e rrëzuar në tokë.
Megjithatë, veprimi i mesfushorit nuk u ndëshkua nga gjyqtari kryesor, ndërsa as sistemi VAR nuk ndërhyri për ta shqyrtuar rastin.
Fernandez, i cili u shpall kampion bote me Argjentinën në vitin 2022, vazhdon të jetë një nga mesfushorët më të diskutuar në futbollin evropian.
Ndërkohë, shumat e larta të paguara për transferimin e tij kanë nxitur vazhdimisht diskutime rreth vlerës që ai dëshmon në fushë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Enzo Fernandez shkakton polemika pas incidentit me gjyqtarin në ndeshjen City – PSG appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali