Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 10 deri në 15°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.
Kushtet biometeorologjike pritet të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e njerëzve. Megjithatë, temperaturat e ulëta gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes mund të shkaktojnë ndjesi të të ftohtit, veçanërisht te personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike. Rekomandohet veshje e përshtatshme me temperaturat e kësaj periudhe.
Burimi: RTKLive
