Shiroka Pula pranon letra urimi nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë

Shiroka Pula pranon letra urimi nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë

Written by

in

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf, si dhe nga presidentët e Hungarisë dhe Letonisë, me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës si Presidente e Republikës së Kosovës.

Siç bën të ditur Presidenca, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf, i ka përcjellë urimet e tij të sinqerta Presidentes Shiroka Pula, duke i dëshiruar shëndet asaj, si dhe mirëqenie e prosperitet popullit të Kosovës.

Ndërkaq, Presidenti i Hungarisë, András Baka, ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe përpjekjet për stabilitet, paqe e prosperitet ekonomik në rajon.

Ai ka theksuar gjithashtu kontributin e vazhdueshëm ushtarak të Hungarisë në misionin e KFOR-it.

Edhe Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, duke rikonfirmuar angazhimin e Letonisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Në letrën e tij, ai ka përmendur edhe kontributin e vazhdueshëm të Letonisë në misionin e KFOR-it dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës.

Burimi: Dukagjini