Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë urojnë Presidenten

Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë urojnë Presidenten

Written by

in

Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, ka shprehur urimet e sinqerta për Presidenten Shiroka Pula, duke i dëshiruar shëndet asaj dhe mirëqenie e prosperitet popullit të Kosovës.

“Në letrën e urimit, Presidenti i Hungarisë, Z. András Baka ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij  për integrimin euro-atlantik të Kosovës, si dhe për përpjekjet e saj për stabilitet, paqe dhe prosperitet ekonomik në rajon, duke theksuar kontributin ushtarak të vazhdueshëm të Hungarisë në misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Kurse presidenti i Republikës së Letonisë,  Edgars Rinkēvičs, ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve dhe ka rikonfirmuar angazhimin e Letonisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë kontributin e vazhdueshëm në misionin e KFOR-it, si dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës.

Burimi: RTKLive