Mourinho: Po të isha në vendin e Vinicius Junior, do të largohesha nga Real

Mourinho: Po të isha në vendin e Vinicius Junior, do të largohesha nga Real

Written by

in

Njëzet e gjashtë vjeçar është përballur vazhdimisht me fyerje raciste që nga transferimi te Real Madrid në vitin 2018. Ai është kritikuar edhe për sjelljen e tij në fushë dhe javën e kaluar u ndëshkua me karton të kuq në fitoren e Real ndaj Villarreal, pasi kapi një kundërshtar për flokësh.

Për këtë veprim, braziliani u suspendua për katër ndeshje dhe do ta humbasë edhe përballjen e madhe ndaj Barcelonës, e cila zhvillohet më 25 tetor.

“Është një djalosh i jashtëzakonshëm, me të cilin është e lehtë të krijosh marrëdhënie të mira. Është një djalë fantastik dhe meriton shumë respekt për faktin se vazhdon të përballojë gjithçka dhe të buzëqeshë”, ka thënë Mourinho.

“Po të isha në vendin e tij, me gjasë nuk do të isha këtu. Gjatë kësaj vere do të kërkoja largimin drejt një lige, një vendi apo diku tjetër, ku rivalët dhe tifozët në stadiume do ta respektonin”, ka deklaruar trajneri.

Megjithatë, Vinicius ka vendosur të vazhdojë qëndrimin te Real Madrid, me të cilin gjatë verës ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2032.

Mourinho beson se dashuria e brazilianit për klubin dhe qytetin e Madridit ka ndikuar në këtë vendim.

“Pikërisht sepse e do Real Madrid dhe qytetin, sepse beson se gjërat mund të përmirësohen, ai e ka vazhduar kontratën dhe vazhdon të buzëqeshë”, ka thënë Mourinho.

Ai ka shtuar se, pavarësisht ndikimit që mund të kenë fyerjet dhe kritikat, askush nuk mund t’ia marrë Vinicius dëshirën për të jetuar, për të punuar dhe për të qenë me bashkëlojtarët.

Trajneri ka folur edhe për dënimin e sulmuesit brazilian, duke thënë se është i kënaqur që suspendimi zgjati katër ndeshje. Sipas tij, kishte menduar se organet disiplinore të Federatës Spanjolle të Futbollit mund ta dënonin edhe më rëndë.

Burimi: RTKLive