Gjini është ndalur edhe te lufta për liri dhe sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i cilësuar ato si pjesë të themeleve mbi të cilat është ndërtuar shteti.
Ai ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së këtyre vlerave, si dhe të respektimit të Kushtetutës dhe institucioneve shtetërore.
Sipas Gjinit, Kushtetuta përfaqëson kontratën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve, ndërsa çdo veprim që cenon vlerat themelore, institucionet apo rendin kushtetues rrezikon të ardhmen e Kosovës dhe të brezave të rinj.
Pas takimit me strukturat e partisë, Gjini ka deklaruar se Aleanca synon të ofrojë një alternativë politike për tejkalimin e krizës në vend.
“Qendra e djathtë që ne e përfaqësojmë është zgjidhja e vetme për ta nxjerrë Kosovën nga kriza”, ka shkruar Gjini, duke falënderuar anëtarët e Aleancës për pjesëmarrjen dhe angazhimin.
Burimi: RTKLive
