Serbia e kthen aleancën me Rusinë në mesazh politik

Serbia e kthen aleancën me Rusinë në mesazh politik

Written by

in

Fushatë zgjedhore në Serbi, takimet politike në Moskë dhe pretendime territoriale ndaj Kosovës. Ky është realiteti që shfaqet para zgjedhjeve në Serbi, kur Ivica Daçiq udhëtoi drejt Moskës për t’u takuar me Dmitry Medvedevin dhe për të riafirmuar miqësinë e përhershme me Rusinë.

Nga Sheshi i Kuq, aleati i Aleksandër Vuçiqit dërgon mesazh besnikërie ndaj Kremlinit, ndërsa Beogradi vazhdon ta mbajë Kosovën në qendër të retorikës së tij politike. Por këto lidhje të Serbisë me Rusin nuk janë të reja.

Moska vazhdon ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, ndërsa udhëheqësit serbë ruajnë partneritetin me Kremlinin dhe përdorin çështjen e Kosovës në diskursin e tyre politik.

Takimi i Daçiqit me Medvedevin, në prag të zgjedhjeve, e rikthen këtë raport në vëmendje pikërisht në një moment kur Beogradi kërkon të konsolidojë mbështetjen e tij politike.

Nga fushata zgjedhore te Sheshi i Kuq, mesazhi i Beogradit mbetet i lidhur me aleancën ruse. Kjo pamje, sipas vlerësimit të profesorëve vendorë, pasqyron tablonë politike me të cilën Serbia po hyn në zgjedhje, ndërsa Kosova vazhdon të përballet me pasojat e një politike që nuk heq dorë nga kundërshtimi i shtetësisë së saj.

“Qasje tashmë e njohur e Serbisë, e cila e kamuflon neutralitetin e saj përmes rreshtimit të vazhdueshëm në kuadër të boshtit revizionist anti-perëndimor, së bashku me Rusinë, Kinën, Iranin etj. Natyrisht, vizita e Daçiqit në Moskë tregon përpjekjen strategjike të Serbisë për ta përdorur Rusinë për të akuzuar Perëndimin për ndërhyrje në zgjedhjet e 25 tetorit”, tha Arben Fetoshi nga Instituti “Octopus”.

 Sipas njohësve të zhvillimeve politike, lidhja e Serbisë me Moskën në këtë periudhë po përdoret edhe si instrument politik për të mobilizuar elektoratin dhe për të forcuar mesazhet e pushtetit në prag të zgjedhjeve.

“Serbia, partitë politike atje po e përdorin lidhjen me Rusinë gjatë fushatës zgjedhore, sepse kjo u jep kredibilitet në komunikimin politik me elektoratin. Përveç vizitës së Daçiqit në Moskë dhe takimit me Medvedevin, njëkohësisht edhe Vuçiqi e ka përdorur këtë gjatë fushatës së tij, duke thënë se Putini po do që unë të jem kryeministër i Serbisë”, tha Festim Rizanaj, profesor në Universitetin e Prishtinës”, tha Festim Rizanaj, profesor në Universitetin e Prishtinës.

Profesorët thonë se Vuçiq synon ta ruajë pozitën e tij si lider i Serbisë, duke vazhduar politikën revizioniste të vendit, me mbështetjen e Rusisë dhe veçanërisht të presidentit rus Vladimir Putin.

Burimi: RTKLive