
Trajneri i njohur italian, Luciano Spalletti, ka thurur elozhe për cilësitë e jashtëzakonshme të yllit të Kosovës, Edon Zhegrova, duke theksuar se talenti i tij mund të jetë vendimtar ndaj çdo mbrojtjeje kundërshtare, ndonëse kërkon përshtatje të kujdesshme me ekuilibrin taktik të skuadrës.
Tekniku italian ka vënë në pah paparashikueshmërinë e anësorit dardan, cilësi kjo që e bën atë një kërcënim të vazhdueshëm në duelet kokë më kokë dhe një lojtar të aftë për të gjetur zgjidhje në çaste kritike.
Zhegrova ka aftësi të jetë shkatërrues për kundërshtarët, falë karakteristikave të tij dhe mënyrës se si luan. Lëvizjet e tij janë të paparashikueshme për kundërshtarët, por ndonjëherë janë të paparashikueshme edhe për vetë atë,” ka deklaruar Spalletti, transmeton Klankosova.tv.
Spalletti ka shpjeguar më tej se instinkti dhe liria e lojës e bëjnë Zhegrovën të ndryshojë planet në fraksion sekonde gjatë një aksioni, me synimin për të prodhuar rrezik edhe atëherë kur skemat nuk funksionojnë sipas parashikimeve.
Megjithatë, për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e tij, trajneri italian ka nënvizuar se ekipi duhet të funksionojë si një bllok i vetëm në mënyrë që të kompensohet liria e tij në fazën ofensive:
Ai mund të gjejë hapësirën e duhur në skuadër nëse arrijmë të vendosim ekuilibrin e duhur në krahun tjetër të fushës.”
Në përmbyllje të prononcimit të tij, tekniku italian vlerësoi lart përkushtimin dhe formën e sulmuesit kosovar, duke theksuar me bindje: