Kampionët e Kosovës e kanë siguruar fitoren e dytë radhazi në kampionat, ndërsa Llapi ka vazhduar me rezultatet negative.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola, por Drita ka kaluar në epërsi menjëherë pas pushimit. Vesel Limaj ka shënuar për 1:0 në minutën e dyzet e shtatë, ndërsa vetëm tri minuta më vonë, Liridon Balaj e ka dyfishuar epërsinë e mysafirëve.
Llapi e ka ngushtuar rezultatin në minutën e shtatëdhjetë e tetë, kur Arbnor Aliu ka shënuar për 1:2, por vendasit nuk kanë arritur të shmangin humbjen.
Kjo është humbja e tetë e Llapit në këtë edicion të Superligës. Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina po kalon një periudhë të vështirë dhe rrezikon të përfshihet në garën për mbijetesë.
Malisheva e kryeson Superligën e Kosovës pas nëntë ndeshjeve, me njëzet pikë, kurse Prishtina është e dyta, po ashtu me njëzet pikë.
Burimi: RTKLive
