Lepenci shkarkon Faruk Statovcin pas barazimit me Besën

Lepenci shkarkon Faruk Statovcin pas barazimit me Besën

Written by

in

Lepenci shkarkon Faruk Statovcin pas barazimit me Besën

Trajneri kosovar, Faruk Statovci, është shkarkuar nga drejtimi i Lepencit, vetëm disa orë pas barazimit 2-2 ndaj Besës së Pejës.

Vendimin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Kaçaniku, përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në Facebook.

“Pas mbledhjes së kryesisë dhe shqyrtimit të rezultateve të fundit, kemi vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij”, thuhet në njoftimin e Lepencit.

Klubi ka falënderuar Statovcin dhe stafin e tij për bashkëpunimin dhe angazhimin, duke u uruar shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës.

Statovci largohet nga Lepenci në një periudhë të vështirë për skuadrën, e cila renditet në vendin e 15-të në Ligën e Parë të Kosovës, me vetëm nëntë pikë të grumbulluara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lepenci shkarkon Faruk Statovcin pas barazimit me Besën appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali