Avionët luftarakë rumunë F-16 rrëzuan sot dy dronë që hynë në hapësirën ajrore të Rumanisë.
Të dy u rrëzuan mbi ujërat territoriale rumune në Detin e Zi, raportoi media gjermane Bild, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes të Rumanisë.
Sipas këtij informacioni, sistemet rumune të radarëve diktuan një grup objektivash ajrore rreth 120 kilometra në lindje të Ishullit të Gjarpërinjve në Detin e Zi. Objektivat po lëviznin në drejtim jugperëndimor.
Dy avionë luftarakë F-16 u ngritën nga baza ajrore Borcea në orën 17:43 për të interceptuar mjetet ajrore. Droni i parë u rrëzua në orën 18:01, ndërsa i dyti katër minuta më vonë, në orën 18:05.
Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë konfirmoi se të dy objektivat ishin dronë dhe se ata u shkatërruan mbi ujërat territoriale rumune, por origjina e tyre ende nuk është bërë e ditur./KP
Burimi: Dukagjini
