Emergjenca e re: Nisi në 2016-ën, por s’bitiset edhe 3 vjet (VIDEO)

Emergjenca e re: Nisi në 2016-ën, por s'bitiset edhe 3 vjet (VIDEO)

Written by

in

Emergjenca e re: Nisi në 2016-ën, por s'bitiset edhe 3 vjet (VIDEO)

Nisi para një dekade, e as 10 vjet më pas ende nuk u bitis.

Për më tepër, janë bërë disa vjet që Emergjenca e Re, si projekt i rëndësishëm për shëndetësinë publike, mbeti veç me mure të ngritura, raporton Klan Kosova.

Përkundër disa përpjekjeve, sivjet punimet në këtë objekt kanë rifilluar pas përfundimit të tenderit për vazhdimin e këtij projekti.

Plani është që Qendra e Mjekësisë Emergjente ta hapë portën për pacientë pas 3 vitesh.

Në këtë objekt do të zhvendoset Klinika Emergjente, e cila nga paslufta funksionon në hapësira tejet të vogla në raport me nevojat e popullatës.

Ndërkaq, një nga katet e emergjencës së re do t’i dedikohet krejtësisht njësisë së Mjekimit Intensiv Qendror, ku numri i shtretërve do të dyfishohet. Aktualisht MIQ ka maksimalisht 22 shtretër ku trajton rastet më të rënda në nivel vendi.

Ky projekt i vazhduar do të kushtojë mbi 20 milionë euro, anise në 2016 ndërtimi i këtij objekti spitalor ishte kostuar në vlerë mbi 8 milionë euro.

Detajet i gjeni në kronikën më poshtë: