11-vjeçarja Unika Mjekiqi, talent në kuzhinë dhe piano (VIDEO)

11-vjeçarja Unika Mjekiqi, talent në kuzhinë dhe piano (VIDEO)

Written by

in

11-vjeçarja Unika Mjekiqi, talent në kuzhinë dhe piano (VIDEO)

Unika Mjekiqi është vetëm 11 vjeçe, por ka arritur të zhvillojë dy pasione të veçanta, gatimin dhe pianon.

 Vogëlushja ishte e ftuar në emisionin “Weekend”, ku foli për dashurinë ndaj kuzhinës, përvojat në gara të pianos dhe ëndrrën për t’u bërë mjeke në të ardhmen.

Pasionin për gatimin, Unika thotë se e ka zbuluar duke parë gjyshen dhe nënën në kuzhinë.

“Fillimisht më ka filluar pasioni i gatimit kur e kam parë gjyshen duke gatuar. Edhe si e vogël, pesë-gjashtë vjeçe, kisha qejf të përzihesha në kuzhinë kur e shihja mamin duke e përgatitur drekën”, tregoi Unika në Klan Kosova.

Përveç gatimit, ajo merret edhe me piano dhe ka marrë pjesë në disa gara, ku ka fituar çmime.

Ndiqni intervistën e plotë: