Xhiroja e pestë në Superligë sjell përballje interesante, Bashkimi synon ta vazhdojë serinë e fitoreve

Xhiroja e pestë në Superligë sjell përballje interesante, Bashkimi synon ta vazhdojë serinë e fitoreve

Written by

in

Xhiroja e pestë në Superligë sjell përballje interesante, Bashkimi synon ta vazhdojë serinë e fitoreve

Fundjava sjell ndeshje interesante në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, ku do të zhvillohen përballjet e xhiros së pestë.

Një nga sfidat që pritet të tërheqë vëmendjen është ajo mes Borës dhe Trepçës, e cila zhvillohet në Mitrovicë.

Prishtinasit e Borës, pas tri fitoreve radhazi, pësuan humbje nga Bashkimi, ndërsa kampionët e Trepçës e kanë nisur edicionin me bilanc prej dy fitoresh dhe dy humbjesh.

Takimi i fundit i javës së pestë do të jetë përballja mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit.

Bardhekaltrit kanë regjistruar dy fitore dhe dy humbje në katër ndeshjet e para, ndërsa Bashkimi ka arritur katër fitore radhazi.

Skuadra prizrenase është e vetmja e pamposhtur deri më tani në këtë edicion të ProCredit Superligës, ndaj synon ta vazhdojë serinë pozitive edhe në përballjen e radhës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Xhiroja e pestë në Superligë sjell përballje interesante, Bashkimi synon ta vazhdojë serinë e fitoreve appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali