Therret me mjet të mprehtë një i mitur në Pejë, arrestohet i dyshuari – edhe ai i mitur

Therret me mjet të mprehtë një i mitur në Pejë, arrestohet i dyshuari – edhe ai i mitur

Written by

in

Therret me mjet të mprehtë një i mitur në Pejë, arrestohet i dyshuari – edhe ai i mitur

Një i mitur ka mbetur i plagosur pas një sulmi të dyshuar me mjet të mprehtë në rrugën “Onufri” në Pejë.

Rasti është raportuar rreth orës 15:50, pasi Policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit se një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të një plage që dyshohet se ishte shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

Sipas informacioneve fillestare të Policisë, viktima, mashkull i mitur, dyshohet se është sulmuar nga një person tjetër, po ashtu i mitur.

Njësitet policore kanë reaguar menjëherë, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Policia ka bërë të ditur se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me institucionet përkatëse, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.

Ende nuk janë bërë të ditura motivet e sulmit dhe gjendja aktuale shëndetësore e viktimës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Therret me mjet të mprehtë një i mitur në Pejë, arrestohet i dyshuari – edhe ai i mitur appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali