
Një i mitur ka mbetur i plagosur pas një sulmi të dyshuar me mjet të mprehtë në rrugën “Onufri” në Pejë.
Rasti është raportuar rreth orës 15:50, pasi Policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit se një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të një plage që dyshohet se ishte shkaktuar nga një mjet i mprehtë.
Sipas informacioneve fillestare të Policisë, viktima, mashkull i mitur, dyshohet se është sulmuar nga një person tjetër, po ashtu i mitur.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se i dyshuari, po ashtu i mitur, është arrestuar.
Policia ka bërë të ditur se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me institucionet përkatëse, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.
Ende nuk janë bërë të ditura motivet e sulmit dhe gjendja aktuale shëndetësore e viktimës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Goditet me mjet të mprehtë një i mitur në Pejë, arrestohet i dyshuari – edhe ai i mitur appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali