java nis me mot të butë, reshje shiu priten të enjten dhe të premten

java nis me mot të butë, reshje shiu priten të enjten dhe të premten

Written by

in

Temperaturat do të mbeten relativisht të buta për këtë periudhë të vitit, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga drejtimet jugperëndimore dhe veriperëndimore, me intensitet të ulët deri mesatar.

Sot, parashikohet mot kryesisht i vranët, me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 15 deri në 19 gradë.

Të martën, moti pritet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 16 deri në 20 gradë.

Të mërkurën, do të ketë vranësira dhe intervale me diell, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 21 gradë Celsius. Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Të enjten, parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Megjithatë, shtimi i vranësirave gjatë ditës mund të sjellë reshje shiu në disa zona. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mund të arrijnë deri në 21 gradë.

Të premten, moti do të vazhdojë të jetë i ndryshueshëm, me shtim të vranësirave dhe mundësi për reshje shiu në disa pjesë të vendit. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 14 deri në 17 gradë. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Sipas parashikimit meteorologjik, pjesa e parë e javës pritet të jetë kryesisht e qëndrueshme, me intervale me diell dhe temperatura relativisht të larta për këtë periudhë. Ndërkaq, të enjten dhe të premten rriten gjasat për reshje shiu në disa zona të Kosovës.

Burimi: RTKLive