
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka folur në një deklaratë për mediat me forcat e Policisë së Shtetit mbi protestat e dhunshme që po ndodhin në vend.
Rama nënvizoi se këta që fshihen pas dhunës ndaj policëve nuk i konsideron studentë por njerëz të cilët duan rrëmujën dhe i cilëson si pengje e njerëz të pa shkollë.
Ai shton se protesta të tilla po ndodhin kudo, por asnjëherë me thirrjet dhe përkrahjen për dhunë.
“Është fatkeqësi kombëtare shumë e madhe që forcat e policisë që janë për të mbrojtur shtetin janë jo vetëm nën sulmin e gurëve por edhe nën sulmin e ekraneve. Kjo është rrënqethëse, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv
“Kjo po ndodh në Francë, Itali, Belgjikë, Portugali, kjo do ndodh kudo siç paralajmërohet por në asnjë na keto vende, asnjë parti politike nuk ka dalë të mbajë anën e dhunuesve as të brohorasë për flakë mbi institucione, të himnizojë drurin, gurin, dhunën e disave kapuçonësh të zinj të maskuar pas të cilëve nuk ka student, nuk ka të reja e të rinj që duan një Shqipëri më të mirë. Ka vetëm qenie të verbëra, njerez pa shkollë, që nuk dinë as nga vinë as ku shkojnë, viktima të shumçkaje të cilët adhurojnë molotovin, llastiqet me vida që godasin kafkat e policëve, adhurojnë rrëmujën dhe kaosin e pastaj ju turren dyqaneve që brejnë djersën dhe gjakun e familjeve që jetojnë me ato dyqane”.
“Si mund të përkrahet e të adhurohet kjo masë e cila ka nevojë për psikolog e për tu trajtuar nga shoqëria si një masë njerëzore vajzash e djemsh që vijnë nga periferitë për të shkatërruar qendrën dhe që kanë brenda të gjitha keqkuptime e mëdha të një kohë kur shohim në ekran se si disa të tjerë që jetojnë me online-in dhe bëjnë nga dhjetëra euro në muaj pa paguar asnjë taksë, mund të hanë të pinë e të jetojnë në luks, e këta pastaj përdoren nga këto forca të tjera, armiq të Shqipërisë”, tha Rama.