
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kërkesa është bërë me autorizim të prokurorisë kompetente, ndërsa qytetarët janë ftuar të ofrojnë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Policia ka apeluar te të gjithë ata që kanë informacione për identitetin ose vendndodhjen e të dyshuarit që t’i ndajnë ato me organet e rendit.
Informacionet mund të përcillen në numrin e telefonit 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.