
Gazetari Ardian Gaxherri ka komentuar protestat që po zhvillohen prej disa ditësh në Shqipëri, duke i cilësuar ato si të paorganizuara dhe pa një udhëheqje të qartë.
Në “Kosova Today”, Gaxherri tha se protestës i mungon një këshill organizativ dhe se, sipas tij, kryeministri Edi Rama po i lejon protestat të vazhdojnë pa ndërhyrë drejtpërdrejt.
“Kjo protestë është pa kokë, është si pula pa kokë që kërcen sa andej-këndej. Kjo protestë është pa këshill organizativ dhe, po të donte Edi Rama, për një ditë do ta…protestën. Rama po tregohet i zgjuar, po i lë këta adoleshentë të dalin e t’i vjedhin dyqanet. Kjo protestë së shpejti do të shuhet, sepse është protestë pa kokë”, deklaroi Gaxherri.