Liga e Kampionëve rikthehet këtë javë me ndeshjet e xhiros së tretë të fazës së ligës, ku klubet më të mira të Evropës do të përballen në kërkim të pikëve të rëndësishme.
Një prej mungesave më të rëndësishme është ajo e Leny Yoros, mbrojtësit të Manchester Unitedit, i cili u përjashtua me karton të kuq në humbjen 2:0 ndaj Atletico Madridit.
Francezi u ndëshkua me karton të kuq direkt pas ndërhyrjes së VAR-it për një faull ndaj sulmuesit të Atletico Madridit, Jonathan David. Si pasojë, trajneri Michael Carrick nuk do të mund ta llogarisë atë për përballjen e radhës ndaj Comos.
Një mungesë tjetër e rëndësishme është ajo e Michael Olises, i cili nuk do të jetë në dispozicion të Bayern Munichut për ndeshjen kundër Arsenalit, kampionit në fuqi të Premier League dhe finalistit të edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve.
Anësori francez u përjashtua në ndeshjen kundër Viking FK-së, pasi e goditi me top kapitenin e skuadrës norvegjeze, Zlatko Tripic. Pas kartonit të dytë të verdhë, Olise u detyrua të largohej nga fusha.
Futbollisti i tretë që do të mungojë është Ethan Mbappe, mesfushori i Lille, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Real Betisit.
Ai u përjashtua në minutën e 56-të, pasi goditi me bërryl në fytyrë mbrojtësin e skuadrës spanjolle, Natan. UEFA më pas konfirmoi një suspendim prej tri ndeshjesh për futbollistin francez.
Dënimi i tij do të përfundojë pas përballjes së Lille ndaj Bodo/Glimt në fillim të muajit të ardhshëm.
Pa Ethan Mbappen, Lille do të përballet me gjigantin turk Galatasaray, në një ndeshje ku francezët synojnë fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, pas dy humbjeve radhazi ndaj Arsenalit dhe Real Betisit.
Burimi: RTKLive
