Kritikat nuk u kursyen as për trajnerin Luciano Spalletti, i cili po përballet me presion në rritje, ndërsa emri i Antonio Contes po përmendet gjithnjë e më shumë si një alternativë e mundshme për stolin bardhezi.
Komentet e tifozëve të Juventusit tregojnë se një pjesë e tyre do ta mirëprisnin rikthimin e Contes, sidomos pas deklaratës së tij të fundit, në të cilën la të kuptohej se dëshiron të drejtojë një klub që, sipas tij, ka humbur lidhjen me historinë dhe identitetin e vet.
Për mundësinë e një rikthimi të Contes në Torino ka folur edhe Alessio Tacchinardi, ish-bashkëlojtari i tij te Juventusi.
“Nuk e di nëse do ta pranonte. Ndoshta do t’i dërgoj ndonjë mesazh. Vetëm ai mund ta ndryshojë tërësisht skuadrën në aspektin mental”, deklaroi Tacchinardi.
Edhe gazetari Riccardo Trevisani beson se Conte mund të jetë i gatshëm të rikthehet te Juventusi, duke theksuar se ardhja e tij do të ndikonte jo vetëm te skuadra, por edhe në strategjinë e klubit gjatë afatit kalimtar të transferimeve.
“Ai do të vinte me vrap! Edhe me këtë skuadër, por do ta vinte klubin në lëvizje në merkato”, u shpreh Trevisani.
Për momentin, rikthimi i Contes mbetet në kuadër të spekulimeve, ndërsa Juventusi duhet të përballet me pakënaqësitë e tifozëve dhe presionin që ka shtuar humbja ndaj Lazios.
Burimi: RTKLive
