Prishtina triumfon në Suharekë, mposht Ballkanin

Prishtina triumfon në Suharekë, mposht Ballkanin

Written by

in

Skuadra kryeqytetase tregoi karakter dhe vendosmëri në këtë përballje, duke arritur ta sigurojë fitoren falë golit të Rin Ahmetit në minutën e 49-të.

Ndeshja mes dy skuadrave u karakterizua me rivaliteti të theksuar,  ndërsa Prishtina arriti ta shfrytëzojë rastin vendimtar për të dalë nga kjo sfidë me tri pikë të rëndësishme.

Goli i Ahmetit rezultoi vendimtar për kryeqytetasit, të cilët arritën ta ruajnë epërsinë deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

Pas kësaj fitore, Prishtina ka 23 pikë aq sa ka edhe Malisheva në kreun e tabelës, kurse, Ballkani renditet e gjashta me 13 sosh.

Burimi: RTKLive