Fermerët marrin lajmin e mirë, këtë javë nisin pagesat për vitin 2026

Fermerët marrin lajmin e mirë, këtë javë nisin pagesat për vitin 2026

Written by

in

Fermerët marrin lajmin e mirë, këtë javë nisin pagesat për vitin 2026

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të nisë lëshimi i vendimeve dhe realizimi i pagesave për fermerët përmes skemës së Pagesave Direkte 2026.

Sipas njoftimit të ministrisë, për këtë skemë janë pranuar gjithsej 33,460 aplikime, ndërsa shqyrtimi administrativ i tyre dhe kontrollet në terren për sipërfaqet bujqësore tashmë kanë përfunduar.

Paralelisht me realizimin e pagesave, do të publikohen edhe listat e përfituesve. Pas përfundimit të këtij procesi, do të vazhdohet me pagesat për skemat e tjera të mbështetjes për bujqësinë.

Ministria ka bërë të ditur gjithashtu se fermerët që kanë kultivuar grurë do të mbështeten për sipërfaqet e mbjella, plehun artificial dhe shpenzimet e naftës.

Mbështetja për këto kategori do të realizohet sipas normave dhe shumave të aplikuara në vitet e mëparshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fermerët marrin lajmin e mirë, këtë javë nisin pagesat për vitin 2026 appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali