Skuadra kryeqytetase tregoi karakter dhe vendosmëri në këtë përballje, duke arritur ta sigurojë fitoren falë golit të Rin Ahmetit në minutën e 49-të.
Ndeshja mes dy skuadrave u karakterizua me rivaliteti të theksuar, ndërsa Prishtina arriti ta shfrytëzojë rastin vendimtar për të dalë nga kjo sfidë me tri pikë të rëndësishme.
Goli i Ahmetit rezultoi vendimtar për kryeqytetasit, të cilët arritën ta ruajnë epërsinë deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.
Pas kësaj fitore, Prishtina ka 23 pikë aq sa ka edhe Malisheva në kreun e tabelës, kurse, Ballkani renditet e gjashta me 13 sosh.
Burimi: RTKLive
