“No Kings”, mijëra protestues në rrugët e SHBA-së kundër Trumpit

“No Kings”, mijëra protestues në rrugët e SHBA-së kundër Trumpit

Written by

in

“No Kings”, mijëra protestues në rrugët e SHBA-së kundër Trumpit

Mijëra protestues kanë marshuar në disa qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të protestave mbarëkombëtare “No Kings”, kundër presidentit Donald Trump, duke kërkuar respektimin e të drejtave të barabarta dhe pjesëmarrje më të madhe qytetare në zgjedhje.

Demonstratat u mbajtën në Uashington, Los Angeles dhe South Portland të shtetit Maine, ku qytetarët shprehën kundërshtimin e tyre ndaj politikave të administratës Trump.

Në kryeqytetin amerikan, protestuesit bartën një figurë të presidentit Trump të punuar me letër, pranë Memorialit të Lincoln. Ndërkaq, në Los Angeles, turma të mëdha u mblodhën para bashkisë, ku vëmendje tërhoqi edhe një protestues i veshur si personazhi Batman.

Një pjesë e madhe e pankartave u bënin thirrje qytetarëve të votonin herët në zgjedhjet e mesmandatit, ndërsa në South Portland protestuesit u rreshtuan përgjatë rrugës dhe morën mbështetje nga shoferët, të cilët u binin borive.

Gjatë marshimeve, folësit dhe demonstruesit kërkuan mbrojtjen e të drejtave të barabarta. Disa prej tyre kërkuan gjithashtu që Agjencia Amerikane e Emigracionit dhe Doganave (ICE) t’i japë fund veprimtarisë së saj.

Protestat “No Kings” janë pjesë e një mobilizimi qytetar kundër politikave të administratës Trump dhe asaj që organizatorët e konsiderojnë përqendrim të tepruar të pushtetit në duart e presidentit amerikan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “No Kings”, mijëra protestues në rrugët e SHBA-së kundër Trumpit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali