Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Written by

in

Sipas njoftimit të ministrisë, mbështetja do të ofrohet përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për ekonomitë familjare që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në program.

“Të drejtë aplikimi kanë ekonomitë familjare që i plotësojnë kushtet dhe kriteret e Programit. Aplikimi bëhet nga një anëtar i ekonomisë familjare dhe lidhet vetëm me një njehsor elektrik”, theksohet në njoftim.

Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova, në kategorinë e shërbimeve “Familja”, në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/Service/1

Ndërkaq, familjet që nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike mund të marrin ndihmë në Qendrat për Punë Sociale.

Afati i aplikimit ka nisur më 19 tetor 2026 dhe do të jetë i hapur deri më 31 mars 2027.

Ministria ka bërë me dije se subvencionimi fillon nga muaji kur aprovohet aplikimi dhe nuk zbatohet në mënyrë retroaktive. Për këtë arsye, qytetarëve u është rekomanduar që të aplikojnë sa më herët, në mënyrë që të përfitojnë gjatë gjithë periudhës së programit.

“Të dhënat e deklaruara gjatë aplikimit verifikohen nga institucionet përkatëse. Deklarimi i pasaktë ose i paplotë mund të rezultojë në refuzimin e aplikimit ose kthimin e mbështetjes së përfituar”, thuhet më tej në njoftim.

Burimi: RTKLive