
Këngëtarja e njohur Ariana Grande po përjeton një moment të dhimbshëm pas humbjes së qenit të saj të dashur, Coco, i cili ishte pjesë e jetës së saj për më shumë se 17 vite.
Artistja ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi të veçanta me Cocon, të shoqëruara me një mesazh prekës, përmes të cilit i ka dhënë lamtumirën mikut të saj besnik, transmeton klankosova.tv.
“Cocoja më e ëmbël, më e mrekullueshme dhe më e bukura… Jam kaq krenare për ty. Faleminderit për dashurinë tënde dhe që e bekove këtë planet me praninë tënde fizike për më shumë se 17 vite të mrekullueshme”, shkroi Ariana.
Këngëtarja theksoi se Coco kishte një mënyrë të veçantë për ta bërë çdo vend ku shkonte më të bukur, duke lënë pas kujtime të paharrueshme dhe një dashuri që do të mbetet gjithmonë në zemrën e saj.
Ariana u shpreh se do t’i mungojë çdo ditë dhe se do ta mbajë përgjithmonë në zemrën e saj.
