Propozimi i Justina Shiroka Pulës, sinjale pozitive nga PDK-ja

Propozimi i Justina Shiroka Pulës, sinjale pozitive nga PDK-ja

Written by

in

Propozimi i Justina Shiroka Pulës, sinjale pozitive nga PDK-ja

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka propozuar kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Artave të Kosovës, Justina Shiroka Pula për presidente.

Burimet të Klan Kosovës brenda PDK-së kanë bërë të ditur se nga kjo parti ka sinjale pozitive për mbështetjen e saj.

“Kaq mund të themi për momentin”, ka qenë përgjigja.

Kanë mbetur edhe më pak se dy orë deri te përfundimi i afatit për zgjedhjen e presidentit në të kundërtën Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kurti më herët kishte propozuar edhe Bekim Sejdiun, por i cili më pas ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura.

Kurse, pas tij, Kurti ka propozuar sërish Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin, por PDK-ja ka refuzuar duke thënë se nuk do të bëjë pazare me UÇK-në. /Klankosova.tv