Hajnat nuk kursejnë as shkollat – zhduket laptopi nga shkolla “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan

Hajnat nuk kursejnë as shkollat – zhduket laptopi nga shkolla “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan

Written by

in

Hajnat nuk kursejnë as shkollat – zhduket laptopi nga shkolla “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan

As shkollat nuk po u shpëtojnë vjedhjeve. Një laptop në pronësi të Shkollës Fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan është raportuar i vjedhur, ndërsa Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personit apo personave të dyshuar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar më 19 tetor, rreth orës 08:20, nga drejtori i shkollës, J. Bahtiri, i cili ka njoftuar Policinë për mungesën e një laptopi që i përkiste institucionit arsimor.

Sipas deklarimit të tij, pajisja e zhdukur ka një vlerë të përafërt prej 300 eurosh.

Pas denoncimit, në shkollë kanë dalë njësitë hetimore dhe tekniku i kriminalistikës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet fillestare për dokumentimin e rastit.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti për veprën penale “Vjedhje”.

Deri në momentin e raportimit nuk ishte identifikuar ndonjë person i dyshuar, ndërsa mbetet të sqarohet se kur dhe në çfarë rrethanash është marrë laptopi nga shkolla.

Hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hajnat nuk kursejnë as shkollat – zhduket laptopi nga shkolla “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali