
Një qytetar nga fshati Koretishtë i Novobërdës ka njoftuar Policinë pasi, duke kontrolluar gjërat e babait të tij të ndjerë, ka gjetur dy pistoleta, karikatorë dhe municion. Armët janë sekuestruar, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitë hetimore.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja është raportuar më 18 tetor, rreth orës 18:00, kur B. K (1984) ka kontaktuar Policinë për të treguar se kishte gjetur armë zjarri në shtëpinë familjare.
Sipas deklarimit të tij, armët ndodheshin mes gjësendeve të babait, Xh. K (1945), i cili kishte ndërruar jetë më 14 tetor 2026.
Gjatë kontrollimit të gjësendeve, djali ka gjetur dy pistoleta të tipit “Zastava”, njërën me dy karikatorë dhe tjetrën me një karikator.
Përveç armëve, janë gjetur edhe 14 fishekë të kalibrit 7.65 mm, si dhe një këllëf pistolete.
Pas njoftimit, Policia ka ndërmarrë veprimet përkatëse dhe ka sekuestruar armët, karikatorët dhe municionin.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa çështja i është referuar njësisë së hetimeve për veprime të mëtejshme.
Rasti është evidentuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ende nuk është sqaruar statusi ligjor i armëve dhe rrethanat në të cilat ato ishin mbajtur në shtëpi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali