Kori ‘Siparantum’ kërkojnë mbështetje me koncert për pjesëmarrje në Pragë

Kori ‘Siparantum’ kërkojnë mbështetje me koncert për pjesëmarrje në Pragë

Written by

in

“Koncerti organizohet me qëllim të mbledhjes së fondeve për pjesëmarrjen e korit në festivalin ndërkombëtar “Songs of Europe”, i cili do të mbahet nga 18 deri më 23 nëntor 2026 në Pragë, Çeki”, thuhet në komunikatën për media.

Gjatë këtij festivali, Kori Siparantum do të përfaqësojë Kosovën në hapësira prestigjioze koncertale, përfshirë Smetana Hall, St. Salvator Church dhe St. Nicholas Church, duke prezantuar vlerat artistike dhe kulturore të vendit tonë.

“Për realizimin e këtij udhëtimi artistik nevojiten 21.000 euro, të cilat do të mbulojnë shpenzimet e transportit, akomodimit dhe ushqimit për anëtarët e korit. Për shkak të afateve të organizimit, mbështetja financiare nevojitet deri më 1 nëntor 2026”, vazhdon njoftimi.

Koncerti mbahet më 24 tetor, në orën 20:00, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë.

Burimi: RTKLive