Sipas njoftimit të KFOR-it, Ballkani Perëndimor mbetet një rajon me rëndësi strategjike dhe prioritet kyç në agjendën e NATO-s, gjë që dëshmohet edhe nga prania e vazhdueshme e KFOR-it në Kosovë.
Po ashtu, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar në Tiranë edhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme me partnerët rajonalë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, në fokus të takimit ishin bashkëpunimi operacional dhe komunikimi, me theks në rëndësinë e koordinimit për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Burimi: RTKLive
