Hoxhaj përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për strategjinë e Apelit në Hagë

Hoxhaj përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për strategjinë e Apelit në Hagë

Written by

in

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, është votuar sot nga Grupi Parlamentar i kësaj partie për ta përfaqësuar PDK-në në Grupin Punues për hartimin e strategjisë shtetërore për procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Telegrafi mëson se emri i Hoxhajt është miratuar në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PDK-së, duke e përcaktuar atë si përfaqësues të kësaj partie në procesin që synon koordinimin e angazhimeve institucionale për fazën e Apelit në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky zhvillim vjen pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit për caktimin e nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku, si përfaqësuese të legjislativit në të njëjtin grup punues.

Grupi Punues është themeluar nga Qeveria e Kosovës dhe kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca. Mandati i tij përfshin hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore për procedurat e Apelit, si dhe bashkërendimin e veprimeve institucionale dhe diplomatike në mbështetje të këtij procesi.

Përbërja e grupit përfshin përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe partive parlamentare, me synimin e koordinimit të angazhimeve dhe bashkëpunimit me ekipet mbrojtëse. /Telegrafi/