
Viktima V.I pretendon se ishte detyruar nga Rexhaj që të shkonte bashkë me bashkëshortin në zyrën e avokatit Dritëro Kollçaku që të nënshkruanin kontratat të cilat do të ishin hapat e parë që i jepnin të drejtë fajdexhisë që t’i përvetësonte pronat e tyre.
Viktima thotë se marrëveshja zyrtarizonte borxhin prej 307 mijë euro, dhe të njëjtit ishin të obliguar që brenda muajsh të bënin pagesën e parë prej 150 mijë.
Nëse kjo pagesë nuk kryhej, atëherë shtëpitë, parcelat dhe lokali i punëtorisë do të kalonin në emër të Rexhajt.
“Viktima V.I: E ka thirr bashkëshortin më kujtohet si sot, çka kanë bisedu ata me to nuk e di, edhe jon ardh më kanë marrë mu te dera, edhe kemi shku aty të zyra e avokatit. Ata i kishin pas rregullu krejt dokumentet çka u dashtë. Në atë kohë nuk kanë punu as këto zyret as kurgjo se u kanë pandemi, e ka thirr në telefon dil poshtë se jom tu ardh me i bo qato kontrata. Kemi dalë edhe kur kemi dalë atë kohë ai lypke që na me ia jep gjysmën e shumën nuk po më kujtohet saktë 130 a 170, ish muaji mars apo prill e deri në gusht kemi pas me ia kthy gjysmën e shumës, e gjysmën e shumës me bo kontratë tjetër. E nëse nuk mundemi na për qat kohë me ia kthy qato pare, pronat me kalu direkt të ai. Edhe na jem shku. Shumë jom kanë në gjendje shumë të keqe kur jemi shku avokati e ka pa shumë mirë plus e ka ditë qysh oshte.
Gazetarja: Kur jeni shku në zyrë me bo qët marrëveshje a ju kanë bo presion edhe cka ju kanë thanë?
Viktima V.I: Po, qysh mos me të bo presion nuk shkon një njëri krejt pronat cka i ki, duhet me kanë presioni shumë i madh për me ia jep krejt pasuninë çka ke punu krejt jetën tande, 24 orë e dijnë krejt rrethi e krejt Kosova e dijnë sa ka punu burri jem, e çka kemi hekë na për me arritë krejt qeta, tash për një kohë shumë e shkurtë me t’i marrë dikush”.
“Dosja” ka tentuar të marrë përgjigje nga Gani Berisha i cili ishte pjesë e takimeve mirëpo nuk ka arritur.
Viktima V.I: Atëhere na ka detyru u ardh në pandemi hajde me mi qit paret qato të fajdeve në konto unë i tërheki edhe me u mush, se ka thanë avokati nuk bon pa e pas shumën 307 mijë euro. U ardh ja ka qit, meniher mas 3 ditëve u shku i ka tërhek 40 mijë euro. 3.900 ia ka ndalë banka.
Aslan Rexhaj: A bon ty me të vet diçka? A ke interes për ndjersën teme?
Viktima V.I: Jo
Gani Berisha: A i ki 3 vjet a sa që ke marrë pare të tij?
Viktima M.I: 3 vjet
Gani Berisha: 3 vjet. Në bankë në rast se ke marrë 50 mijë ose 70 mijë, ose 100 mijë nëse i ke marrë në bankë. Dy vjet dy vjet e gjysë ke pagu 35 deri 40 mijë euro interes. Ti tri vjet i ke marrë paret e tij 210 mijë, edhe 80 mijë jon pagu bankat.
Viktima V.I: 210 mijë jo se i kanë marrë..
Aslan Rexhaj: Jo, jo se s’je n’to po vazhdo.
Gani Berisha: 300 mijë.
Viktima V.I: A ti po thu interesin mos me përmend a ?
Gani Berisha: S’përmendet interesi, çka të kom unë ty me ti dhanë 200 mijë euro a?
Viktima V.I: Unë i bazova se ky tha se du ndjersën e huj”.
Në deklaratën e siguruar nga “Dosja”, që mban datën 3 prill 2020, viktimat deklaronin se i kanë pranuar 307 mijë euro nga Rexhaj, prej tyre 230 mijë euro përmes transferove bankare dhe pjesën tjetër cash.
Megjithatë në ketë deklaratë nuk shihet logo, vula dhe nënshkrimi i avokatit Kollçaku.
“Ne si deklaratëdhënës, në asnjë procedurë qoftë gjyqësore apo përmbarimore nuk do të kundërshtojmë dhe nuk do të pengojmë huadhënësin Aslan Rexhaj që të kaloj në pronësi të tij paluajshmëritë tona të përshkruara në kontratën e datës 4 maj 2020 dhe më datë 4 qershor 2020, e të cilat prona gjithashtu janë të evidentuara si hipotekë edhe në organin kompetent komunal.
Këtë deklaratë e japim me vetë dëshirë e me kërkesën tonën e krejt qëllim të sigurimit të huadhënësit se shuma e pranuar nga ana e tij do të paguhet më datë 30 gusht 2020 në të kundërtën nuk do ta pengojmë që patundshmëritë tona të kalojnë në pronësi të tij ashtu siç janë të përshkruara në kontratë dhe aneks kontratë”, thuhet në deklaratë.
I kontaktuar avokati Kollçaku ka pranuar se ka përpiluar këtë dokument si dhe kontratat të cilat thotë të gjejnë mbështetje në transaksione bankare.
Mirëpo, përgjegjësinë kryesore mbi ligjshmërinë e tyre, avokati ia hedh noterit.
“Avokati Kollçaku: Unë i kom përpilu disa kontrata që e kanë hup fuqinë e vetë kur janë përpilu më pastaj te noteri. Noteri i ka formalizu, edhe të gjitha pretendimet e tyre kanë qenë në bazë të fletëpagesave, edhe unë kur i kom përpilu kontratat kanë qenë me fletëpagesa, edhe noteri kur i ka përpilu kontratat kanë qenë me fletëpagesa. Do me thanë të gjitha transferet kanë qenë transfere bankare”.
Viktima thotë se avokati Kollçaku i kishte pyetur nëse të njëjtit ishin të vetëdijshëm se nëse parat nuk paguheshin brenda afatit, pasuria e tyre kalonte në emër të Rexhajt.
“Viktima V.I: Vetëm me u nënshkru edhe u kry. Vetëm më kujtohet që avokati më ka thanë që a e din çka bohet nëse nuk ja jep paret?
Gazetarja: Çka i ke thanë ti?
Viktima V.I: I kom thanë, veç i kom qu krahtë”.
Në anën tjetër, Kollçaku ka mohuar të ketë pasur dijeni se parat ishin dhënë me fajde.
“Gazetarja: A keni parë ndonjë shqetësim avokat nga ana e palëve ndonjë indicie gjatë takimeve që i keni pasur me ta se parat që u kanë ardhur përmes llogarive bankare janë parave që u janë dhënë përmes fajdes pra me kamat?
Avokati Kollçaku: Absolut jo, përshkrimi i fletëpagesave është huazim për ndërtim, edhe me sa e di unë dhe është e ditur botërisht që klienti jem ka investu për ndërtim. Do me thanë e kanë pas një marrëveshje për me ndërtim objektin, gjatë ndërtimit pjesa tash me shku te objekti pjesa naltë ka qenë për banim me i shit banesat edhe me fitu bashkë. Tani çka kanë dalë pretendimet tjera sipas tij jon pretendime të tina, dhe nuk kanë ekzistu kur i kom lidh para kontratat atëherë. Po parakontratat e mija që të avokatit, prej se u dalë noteri të avokatit nuk kanë vlejt”.
Ish-rreshteri i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës, Kadri Gashi, i cili kishte qenë hetues i rastit së bashku me ekipin e tij, në një intervistë ekskluzive për emisionin hulumtues “Dosja”, ka treguar për provat që sipas tij argumentonin përfshirjen e avokatit Kollçaku.
“Gazetarja: Pse besoni se ka pasur dijeni, apo ku argumentohet dija dhe dashja e avokatit Dritëro Kollçaku?
Ish-rreshteri Gashi: Sepse në çdo takim ai ka marrë pjesë, në bazë të hetimeve që na i kena zhvillu edhe që ka rezultu që ka qenë edhe kur është bë kontratat, edhe kur është bë matja e fizibilitetit të pronave të viktimës, edhe deri në realizimin e tyre. Dua të ceku që vetëm gjatë kontrollit në shtëpinë e Aslan Rexhës, ne kemi gjetë disa kontrata bllanko të nënshkruara nga Dritëro Kollçaku të cilat kanë shërby për viktimat e tjera, që nëse bën kontratë vetëm me ia qit emrin e viktimës. Kështu që ato kanë qenë bllanko”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali