Kanos zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kanos zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në autostradën "Ibrahim Rugova"

Written by

in

Raportohet se dy zyrtarë policorë në rroba civile kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, për shkak të kundërvajtjes në trafik dhe të njëjtit i janë prezantuar si zyrtarë policorë, por i dyshuari ka pasur sjellje arrogantë dhe i ka kanosur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:10 në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/