Radomir Dimiq, kryetar i Multietnikës së Kosovës, ka paralajmëruar për një atmosferë armiqësore ndaj opozitës, shoqërisë civile dhe vëzhguesve të pavarur para zgjedhjeve në Serbi, të caktuara për 25 tetor.
Ai ka thënë se, vetëm katër ditë para zgjedhjeve, policia ka nisur arrestimet masive të aktivistëve studentorë.
“Sot, vetëm katër ditë para zgjedhjeve, policia ka nisur arrestimin masiv të aktivistëve studentorë. Në emër të Multietnikës së Kosovës, paralajmëroj se zgjedhjet e ardhshme në Serbi, më 25 tetor, po mbahen në një atmosferë armiqësore ndaj opozitës, shoqërisë civile dhe vëzhguesve të pavarur. Këtë e konfirmojnë edhe gjetjet e organizatave CRTA dhe OSBE/ODIHR. Votuesit dhe opozita po frikësohen, ndërsa policia po përgjon në mënyrë të paligjshme politikanët opozitarë dhe po bëhet diskreditimi i vëzhguesve të pavarur zgjedhorë. Si kryetar i MEK-ut, më shqetëson shumë kjo datë famëkeqe, 25 tetori, sepse, për fat të keq, gjasat më të mëdha janë që në Serbi të ketë gjakderdhje. Kjo, në përgjithësi, nuk është mirë, siç tha edhe shkrimtari Vladan Arsenijeviq. Sido që të përpiqet njeriu ta përfytyrojë zhvillimin e situatës, gjithmonë imponohet skenari më i keq. Sinqerisht, kam frikë nga një përfundim i tillë. Prandaj, bëj thirrje për paqe dhe vetëpërmbajtje gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas saj”, thuhet në deklaratën e tij.
Burimi: RTKLive
